“Vrasje me paramendim”, ekstradohet nga Gjermania 42-vjeçari
jë 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është akuzuar për vrasje në vitin 2022, është ekstraduar sot nga Gjermania.
Policia njofton se 42-vjeçari u arrestua në Gjermani, në muajin prill 2024, gjatë operacionit të koduar “Versus”, i finalizuar si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe homologëve gjermanë.
“Në kuadër të bashkëpunimit të Interpol Tiranës, me Interpol Wiesbaden, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, shtetasi: V. K. alias V. K., 42 vjeç”, njofton Policia.
Sipas policisë “Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 23.11.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
“Ky shtetas dyshohet se më datë 30.10.2022, në kompleksin “Kodra e Diellit”, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin B. S”, njofton Policia.
Fraksion.com