Uncategorized

Përplasi për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Pogradec, arrestohet shoferi 37-vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në aksin “Korçë – Pogradec”, ku një këmbësor ka humbur jetën pas përplasjes nga një automjet. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar sot në flagrancë shtetasin G. Ç., 37 vjeç, banues në Sovjan, Maliq, i cili dyshohet se ka goditur shtetasin F. B., 62 vjeç, banues në Pogradec.

Për pasojë, këmbësori ka ndërruar jetë. Materialet janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës, për hetime të mëtejshme në lidhje me akuzën për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin “Korçë – Pogradec”, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 37 vjeç, banues në Sovjan, Maliq, pasi dyshohet se ka përplasur shtetasin F. B., 62 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor, i cili për pasojë humbi jetën.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Fraksion.com