“Kur shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional, është e tepruar”, Rama: SPAK duhet të jetë i pavarur dhe me standard europian
Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy më sy në Facebook, foli edhe për punën e SPAK dhe arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Rama tha se SPAK ka gjëra të mira, por edhe anë negative. Sipas tij, në rastin e Veliajt, është shkatërruar jeta e një njeriu për budallallëk profesional.
Edi Rama: Profesionalen duhet ta konsolidojmë. Ka gjëra negative, por edhe gjëra pozitive. Kur shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional është e tepruar. Nuk mund të hetohet me metoda të Sigurimit të Shtetit, synojmë të kemi drejtësi të pavarur dhe të standardeve europiane. Unë uroj të jetë një lajthitje e momentit dhe të ndalet survejimi në territor.
Nuk mund të kthehemi në kohë të errëta, sa kush merret me politikë të survejohet. Drejtësia duhet mbështetur fuqimisht, që të bëjë punën e vet. Secili është në punën e vet, ne kemi punën tonë dhe nuk duhet të ndërhyjmë tek njëri-tjetri. Por, duhet të luftojmë të gjithë për drejtësi profesionale.
Fraksion.com