AktualitetPolitikëTë fundit

“Ka thirrur anti-miting në përvjetorin e rrëzimit të ish-diktatorit”, Berisha: Rama po mbledh patronazhistët në shesh, do regjistrohen emër për emër!

Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorimin e metodave anti-perëndimore dhe për organizimin e një mitingu politik, të cilin ai e cilësoi si një “anti-miting” për të mbrojtur interesat e tij.

“Sot thërret një anti-miting, mobilizon bashkinë pikërisht në përvjetorin e rrëzimit të shtatores së ish-diktatorit. Rama, që asokohe ia mbathi me autoblindë nga frika se mos sulmohej blloku, tani mbledh punonjësit e administratës, patronazhistët, të cilët do të regjistrohen emër për emër,” tha Berisha.

Sipas tij, pjesëmarrja në këtë miting përbën “krim elektoral dhe krim shtetëror”. Berisha e akuzoi Ramën se po përdor burimet shtetërore për të mbrojtur “monumentin e tij të korrupsionit dhe drogës”.

 

 

“Ai mendon se me këtë strategji do ta kapërcejë krizën, por shqiptarët e kanë kuptuar lojën e tij,” përfundoi Berisha.

Fraksion.com