Celibashi: Edhe 12 ditë për aplikim si votues nga jashtë, regjistrohuni!
Edhe 12 ditë kanë mbetur për të aplikuar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) për t’u regjistruar si votues nga jashtë.
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u bën thirrje shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen deri më 4 mars 2025.
Celibashi thekson se “nëse je një nga zgjedhësit nga jashtë të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në PER, keni të drejtë të riaplikoni pa kufizim deri në datën 4 mars 2025”.
“Përpara se të riaplikoni duhet të: Lexoni me kujdes arsyen e refuzimit të kërkesës, të cilën e gjeni në llogarinë tuaj në PER. Klikoni linkun që është në përmbajtjen e mesazhit të dërguar nga KQZ në telefonin tuaj apo në adresën e-mail. Nëpërmjet këtij linku do të merrni ndihmë direkt nga KQZ”, shkruan Celibashi.
Fraksion.com