“Çdo gjë, përveç ‘kënetës'”, Rama: Pas 11 majit, PS sërish në krye të vendit
Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy”, deklaroi sot se, PS do të jetë sërish në krye të vendit edhe pas 11 majit, por ai kërkoi nga qytetarët që ta thajnë “kënetën” e Partisë Demokratike.
Duke iu përgjigjur një qytetari, i cili i kërkoi se kur do të dalë në pension, Rama tha se, në lidhje me humorin tënd apo me ironinë tënde, këtë gjë do ta shohim që në datën 11, kur shqiptarët brenda dhe shqiptarët jashtë dhe sidomos ato jashtë se jam shumë i dëshiruar të lexoj rezultatin e votës së tyre për t’iu dhënë një përgjigje shumë të qartë të gjithë atyre që ma hedhin mua edhe përgjegjësinë pse njerëzit vendosin të shkojnë të kërkojnë fatin e tyre diku tjetër, dhe pastaj këtu jemi prapë, Fatmir. Por unë do të të shërbej edhe ty njësoj si gjithë të tjerëve”, tha Rama.
“”Këneta dhe bufi i kënetës” janë histori më vete dhe unë ju them: Doni apo s’doni Edi Ramën, doni apo s’doni qeverinë e Partisë Socialiste, kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër e medaljes është: thajeni “kënetën”, thajeni “kënetën”. Çdo gjë, përveç “kënetës”. Çdokush përveç “kënetës”. Ok, se në fund fare, prapë PS do të jetë, pa merak, në krye të vendit, por sidoqoftë parlamenti mund të jetë pak më i larmishëm, edhe pse pastaj ha diskutim se çfarë perspektive kanë ca të tjerë, që fatkeqësisht imitojnë gjithmonë e më shumë “kuak-kuak-kuatë”, se kujtojnë se politika është kuak-kuak-kuak dhe kush bën më shumë kuak-kuak-kuak merr më shumë vota se mbledh më shumë njerëz të inatosur, të mllefosur, të mërzitur, e kështu me radhë”, tha Rama.
Fraksion.com