Berisha: Shteti do paguajë për fëmijën e tretë deri në moshën 23-vjeçare. Bonus për fëmijën e parë dhe të dytë
Duke e cilësuar shpopullimin si “plagën më të madhe të Shqipërisë sot”, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndjekur një politikë të qëllimshme për zbrazjen e vendit. “Edi Rama do të hyjë në histori si Çubrilloviçi shqipfolës, ose më mirë si njeriu që zbatoi me fanatizëm platformën e Çubrilloviçit mbi shqiptarët,” tha ai.