Berisha për Ballukun: Lubi e prokurimeve publike,njihet si “Nesta Angoni”, tani e ka radhën vetë
Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar sërish Belinda Ballukun, ministren e Infrastrukturës, duke e quajtur atë “Lubi” në tendera dhe prokurime publike, duke thënë se ajo është në të vërtetë “Anesta Angoni”.
Berisha e ka quajtur atë përgjegjëse për skandale të mëdha që lidhen me abuzimet në tendera dhe prokurime, duke përmendur veçanërisht një çështje të lidhur me USAID. Sipas Berishës, Balluku ka marrë një shumë të madhe prej 10 milionë eurosh, dhe tani po përballet me reagime të forta nga publiku. Ai ka theksuar se skandalet e përfshira po marrin përmasa ndërkombëtare dhe se tani është radha e saj për t’u përballur me pasojat.
Sali Berisha: Belinda Balluku fshihet pasi e identifikuan shqiptarët si Lubi në tendera dhe në prokurime dhe si “Anesta Angoni”. Tani e di se e ka radhën vetë. Skandali me USAID po merr përmasa të mëdha. Ka marrë 10 milionë Belinda dhe del e thotë do më çojë në gjyq. Këta po kundërmojnë në mbarë botën.
Fraksion.com