Zelensky thotë se SHBA kërkuan 50% të mineraleve të rralla të Ukrainës, por ai “nuk mund ta shesë” kombin e tij
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Shtetet e Bashkuara po kërkonin që Kievi të “dhurojë” 50% të mineraleve të rralla të Ukrainës, duke mos ofruar asnjë garanci sigurie në këmbim.
Ai menjëherë e hodhi poshtë sugjerimin duke thënë: “Nuk mundem, nuk mund ta shes shtetin tonë. Kjo është e gjitha.”
Presidenti i SHBA Donald Trump tha në fillim të këtij muaji se ai dëshironte akses në depozitat minerale të Ukrainës në këmbim të ndihmës së ardhshme.
Duke folur për gazetarët në Kiev, Zelensky dha një përmbledhje të bisedës mbi mineralet, duke thënë se ai kërkoi në mënyrë specifike një memorandum mirëkuptimi që të përfshinte “disa gjëra pozitive”.
Ai tha se sugjeroi se Ukraina do të premtonte “një përqindje” të mineraleve nëse SHBA angazhohet për “disa garanci”.
“Më thanë: ‘Vetëm 50%’ Unë thashë jo. Dhe lërini avokatët të punojnë.”