AktualitetPolitikëTë fundit

Tërhiqet nga Primaret Ferdinand Xhaferri: Ky model më shumë e dëmton se sa e ndihmon opozitën!

Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferri njofton se nuk do të marrë pjesë në Primare.

Teksa tregoi arsyet e këtij vendimi, Xhaferri theksoi se asnjëherë s’ka qenë dakord me Primaret.

Kam qenë që në krye të herës kundër këtij modeli primaresh që më shumë e dëmtojnë sesa ndihmojnë opozitën“, tha ai.

Me këtë vendim, Xhaferaj heq dorë jo vetëm nga kandidimi në primare, por edhe nga mundësia për të qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme.

Ai është deputeti i dytë i PD-së që tërhiqet nga gara e primareve, pas Helidon Bushatit, i cili gjithashtu vendosi të mos rikandidojë.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për mediat këtë mesditë, Berisha tha se procesi është i liri dhe “thelbi i lirisë është e drejta e zgjedhjes”.

“Së pari unë shpreh konsideratat e tyre për dy deputetët, rolin e tyre, kontributet e tyre të pamohueshme në PD dhe garantoj se, unë bashkëpunimin me ta sot dhe në të ardhmen e konsideroj të çmuar. Po kështu, edhe për cilindo që merr këtë veprim. Këta dy deputetë dhe të tjerë kanë pasur dhe kanë besimin e plotë të Sali Berishës, por një gjë, e kam përsëritur dhe dua ta përsëris; edhe në thellësitë e territ të diktaturës, për mua liria ka qenë e drejta për të zgjedhur atë që do individi. Thelbi i lirisë është e drejta e zgjedhjes dhe për fat të mirë e kam shkruar dhe në atë kohë kur filozofia ekzistencialiste konsiderohej një nga më reaksionaret e kohës. Por unë i besoj atij parimi”, u shpreh Berisha.

 

Fraksion.com