“SPAK do e mbrojmë nga bufi dhe hyrja e vetes në qejf!”, Rama: Ose me mua në Europë, ose me bufin e kënetës në gropë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria nuk do të sulmojë apo kërcënojë SPAK, por do ta mbrojë atë me çdo kusht, duke kërkuar mbështetjen në zgjedhjet e 11 majit për ta realizuar këtë.
“SPAK duhet mbrojtur, në radhë të parë nga bufi i kënetës, por edhe nga rreziku i vetëkënaqësisë. Do të luftojmë të gjithë bashkë për standardet e drejtësisë,” u shpreh Rama, duke iu referuar kreut të PD, Sali Berisha.
Duke folur për të ardhmen e vendit, ai tha se synimi i tij kryesor është integrimi në BE dhe se këtë do ta arrijë vetëm duke ndërtuar një shtet të fortë dhe funksional. “Nëse Shqipëria ngjitet në majën e BE-së, do ngjitet sepse ka bërë shtet. Ndryshe, asaj maje as që i qasesh dot,” theksoi ai.
Në përfundim, Rama e përkufizoi qartësisht betejën politike të 11 majit: “Ose me mua në Europë, ose me bufin e kënetës në gropë.”
“Nuk do sulmojmë apo kërcënojmë SPAK. Atë do e mbrojmë medoemos, në radhë të parë nga bufi i kënetës edhe me votën në 11 maj, por edhe nga rreziku i hyrjes së vetes në qejf, duke luftuar të gjithë bashkë për standardet e drejtësisë. Dështova apo jo të bëj shtet, këtë ia lëmë këtyre pak viteve që kemi përpara. Në këto vite do bëj çmos-in e madh që Shqipëria të ngjitet në majën e BE. E nëse ngjitet, do ngjitet vetëm sepse ka bërë shtet se ndryshe asaj maje as i qasesh dot. Zgjedhja nuk ka qenë kurrë më e qartë. Ose me mua në Europë, ose me bufin e kënetës atje në gropë”, tha Rama.
Fraksion.com