Rama emigrantëve: Thaje “kënetën” me votë!
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha dhe opozitën, duke përdorur alegorinë me “bufin e kënetës”.
Kreu i qeverisë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar pamjet e një bufi dhe në sfond dëgjohen mbështetës të ish-kryeministrit: “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do! Berisha! Berisha!”, Rama shkruan: “Thaje kënetën me votë”.
Rama po ashtu iu bën thirrje shtetasve shqiptarë jashtë vendit që të regjistrohen deri më 4 mars në Platformën Elektronike të Regjistrimit.
“Thaje kënetën me votë! Regjistrohu deri në 4 mars: diaspora.kqz.gov.al”, shkruan Rama.
Fraksion.com