AktualitetPolitikëTë fundit

“Lubia numër 2 quhet Delina Fico, ka rrogën dy herë sa ambasadori i SHBA”, Berisha: Fondet e taksapaguesve amerikanë pasuruan bashkëshorten dhe ish-partneren e Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për korrupsion dhe censurë, duke e cilësuar si një nga rastet më të rënda të abuzimit me fondet publike në nivel ndërkombëtar.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Berisha u shpreh se fondet e taksapaguesve amerikanë janë përdorur për pasurimin e elitave të korruptuara, duke përfshirë edhe bashkëshorten aktuale të Edi Ramës, Linda Rama, si dhe ish-bashkëshorten e tij, Delina Fico.

Berisha akuzoi Linda Ramën për përfitime të shumta financiare nga projekte me fondacionin “Shqipëria e Hapur”, UNDP dhe organizata të tjera, duke theksuar se ajo ka marrë shuma të mëdha parash për raporte mbi qeverinë e burrit të saj, në kundërshtim me ligjet e antikorrupsionit.

Nga ana tjetër, ai e cilësoi Delina Ficon, aktualisht partneren e ministrit Bledi Çuçi, si përfituese të 10 milionë eurove nga USAID, duke pretenduar se ajo ka ndikuar në kapjen e sistemit të drejtësisë dhe ka marrë një rrogë dy herë më të madhe se ajo e ambasadorit amerikan në Shqipëri.

Fraksion.com