AktualitetPolitikëTë fundit

“Abuzuan me fondet e SHBA-së”, Berisha: Ftoj FBI-në të hetojë, ne do bëjmë një audit të plotë

Lideri demokrat Sali Berisha ka vijuar akuzat e tij ndaj qeverisë Rama, duke e cilësuar Shqipërinë si një nga vendet kryesore në skemën e shpërdorimit të fondeve ndërkombëtare. Ai deklaroi se paratë e taksapaguesve amerikanë janë përdorur për pasurimin e elitave të majta dhe për kapjen e sistemit të drejtësisë.

Në mënyrë të veçantë, ai akuzoi Delina Ficon, ish-bashkëjetuesen e Edi Ramës dhe partneren aktuale të ministrit Blendi Çuçi, për përfitime të paligjshme nga fondet e USAID-it. Berisha tha se këto fonde janë shpërdoruar në mënyrë flagrante dhe se qeveria po bën gjithçka për të mbuluar këtë skandal. Ai përmendi edhe emra të tjerë të afërt me qeverinë, duke e cilësuar këtë një rrjet të mirëorganizuar korrupsioni. Sipas tij, censura e vendosur në Shqipëri po fsheh një nga skandalet më të mëdha, ndërsa mediat ndërkombëtare po e ekspozojnë situatën alarmante.

FJALA E BERISHËS:

Por në hierarkinë e shpërdorimit të fondeve të taksapaguesve amerikanë dhe pasurimit të elitave të ekstremit të majtë në vende të ndryshme të botës, Shqipëria nxin sterrë edhe me figurën e lubisë numër 2, e cila quhet Delina Fico.
Delina Fico, bashkëjetuesja aktuale e ministrit Çuçi, dhe ish-bashkëjetuesja e Edi Ramës, ka marrë shuma përrallore me projekte antikushtuese dhe antiligjore nga USAID-i për pasurimin e saj dhe kapjen e sistemit të drejtësisë kryekëput nga Rama dhe enturazhi i tij.
Lubia numër 2 apo Delina Fico me këshilltarët ligjorë që kompania e saj në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, ka afruar Gjykatës së Lartë dhe sistemit të drejtësisë, ka gllabëruar nga fondet e USAID-it dhjetë milionë euro.
Dhe për vete rroga dy herë më e madhe se sa e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
Unë e kuptoj se ata që kanë vendosur këtë censurë të tmerrshme mbi vjedhjet, shpërdorimin dhe abuzimin e fondeve nga gratë e narkoqeverisë, do shpërndajnë lajmin se unë po merrem me gratë e tyre.
Jo, unë nuk po merrem me asgjë tjetër veçse me fondet e taksapaguesve amerikanë që janë shpërdoruar në mënyrë të tmerrshme dhe përgjegjësi direkte kanë Edi Rama, Blendi Çuçi.
Po kështu Velica. Velica me Harabelin e saj merr dhjetëra mijëra euro nga ambasada e SHBA dhe dhjetëra mijëra euro nga BE për ngjarje që nuk i bën fare.
Pra, ata të cilët i angazhojnë gratë e tyre për të vjedhur dhe shpërdoruar fondet, ata janë hajdutët më amoralë mbi tokë.
Ndaj dhe, duke dënuar censurën që po aplikohet në Shqipëri nga mediat e qeverisë, në një kohë kur Shqipëria nxin në mediat e SHBA dhe në deklaratat e zyrtarëve të lartë citohet e para, se ku kanë shkuar.
Dhe nuk po ndalem këtu se e këtij sekti është edhe Milva. Po janë shumë. Blendi Gonxhja. Janë shumë ata.
Po këta janë më pak se ato të parat.
Se edhe këta i kanë futur fëmijët. Po, po.
Pra, këtu prokurori nuk ka se është e tëra nën kontroll politik.
Sepse një prokurori e vërtetë, e bazuar dhe e varur nga ligji, me urgjencë do kishte hetuar këto akte të rënda.
Po nuk hetohen, përkundrazi këto mbrohen nga Edi Rama sikundër mbrohet çdo vjedhje e lidhur me të.
Ndaj dhe i bëj thirrje FBI-së të ndërmarrë një hetim me përparësi në Shqipëri për të nxjerrë të gjitha shpërdorimet e mëdha në nivelin më të lartë qeveritar të Shqipërisë me paratë e taksapaguesve amerikanë.
Ftoj Edi Ramën, që ka shkallmuar siç e shihni ju dhe nga mëngjesi gjer në darkë, në një llogare të pakontrolluar, flet përçart korr e mos lidh, t’u thotë shqiptarëve për këto akuza të rënda kombëtare dhe ndërkombëtare, që e nxijnë imazhin e Shqipërisë.
Ka thënë ai një fjalë të vetme për këto? Asnjë fjalë…
Garantoj qytetarët shqiptarë se një audit i plotë me ndihmën e ekspertëve më të mirë shqiptarë dhe amerikanë do bëhet lidhur me të gjitha këto abuzime dhe se përgjegjësit do marrin ndëshkimin më të merituar ligjor.

 

Fraksion.com