AktualitetBota+Teknologji

Zelensky shtyn vizitën në Arabinë Saudite pas takimit SHBA-Rusi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka ndryshuar planet e tij për një vizitë në Arabinë Saudite, që ishte paraparë të zhvillohej të mërkurën.

Këtë njoftim ai e bëri më 18 shkurt gjatë një konference për media me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Turqi.

Ai tha se përfaqësuesit ukrainas nuk u ftuan në takimin e mbajtur midis delegacioneve amerikane dhe ruse në Arabinë Saudite, duke theksuar se kjo “ishte befasi për ne”.

“Nuk duam që askush të vendosë prapa shpinës sonë… Asnjë vendim nuk mund të merret pa Ukrainën lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë”, tha Zelensky./REL

Fraksion.com