“Ulëret do shkrij SPAK-un, por do shkrijë Noc Rrokun”, Rama: Jam kundër arrestimit të Veliajt, por nuk e ndaloj unë drejtësinë
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot kundër ndalimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa e konsideroi masën të gabuar, disproporcionale dhe të panevojshme për të vazhduar hetimet dhe për të bërë një gjyq të denjë.
Në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama u shpreh se megjithatë ai nuk mund ta ndalojë ekzekutimin e vendimit, edhe pse kujtoi se këtë e bënte në të kaluarën Sali Berisha, si në rastin e 21 Janarit.
“Jam kundër ndalimit të kryetari të bashkisë së Tiranës, është i panevojshëm për të vazhduar hetimet, Por ama si mund të ndaloj unë ekzekutimin. E pra në këtë vend ka ndodhur nuk ka ndodhur para 100 vjetësh. Ndalimin për 21 janarin e ka bërë një buf kënete që ulëret do shkrij SPAK-un, por do shkrijë Noc Rrokun. Ne duam një drejtësi të pavarur duke parë vetëm drejtë por duam një drejtësi ku prokurori bën detyrën e vet dhe gjykatësi bën arbitrin jo ortakun e prokurorit. Prandaj është e rëndësishme të kemi zërin kritik, por jo do të të shkrij unë se ti më ke shkrirë mua. Ama do shkrihesh nëse je i korruptuar dhe nëse je i provuar si i tillë, por jo nuk mund ti thuash dot kurrë një institucioni do shkrihesh se po bën punën tënde, pavarësisht se puna mund të mos jetë gjithmonë e mirë. Në atë institucion ndodh diçka e paligjshme, ndodh bashkëpunimi me mediat dhe nxjerrja e sekretit hetimor për të intimiduar dhe linçuar njerëz paraprakisht por një gjë është e sigurt. Kjo punë do ecë përpara, që SPAK gjykata speciale dhe sistemi i drejtësisë do kenë gjithë mbështetjen time kur sulmohen në mënyrë agresive personalisht do kenë mbështetjen e qeverisë”-u shpreh Rama.
Fraksion.com