AktualitetPolitikëTë fundit

“UBT ishte si kamp refugjatësh”, Rama: E futëm në një trajektore tjetër! Në këtë drejtim duhet të eci dhe Universiteti i Shkodrës

Kryeministri Edi Rama foli sot në panelin e prezantimit të Dokumentit për Arsimin e Lartë 2030. Rama shpjegoi politikat që do të ndiqen në arsim sipas dokuemntit të hartuar edhe prej një grupi pedagogësh.

Sipas kryeministrit do të vijohet të ndiqet modeli i bashkëpunimit që ka krijuar Universiteti Bujqësor me Universitetin ‘Boku’ në Vjenë.

‘Kemi parë zhvillime pozitive, por duhet të vrapojmë për të rritur volumin dhe për ta kthyer në një marrëdhënie konsistence mes qeverisë, universitetit dhe tregut. UBT dukej si një realitet i destinuar të mbetej si realiteti i provincës së botës universitare shqiptare.

Si kamp refugjatësh që nuk aksesonin botën universitare dhe mblidheshin atje me 5. Falë kurajës dhe angazhimit, e futëm UBT në një trajektore krejt tjetër duke e bërë vendin ku po ndërtohet një realitet përmes partneritetit. Në këtë drejtim duhet të eci dhe Universiteti i Shkodrës.’

 

Fraksion.com