AktualitetTë fundit

Tronditet sërish Shkodra, vriten me armë zjarri dy persona në automjet

Tronditet sërish Shkodra paraditen e kësaj të marte.

Raportohet se dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në lagjen Mark Lula.

Mësohet se viktimat janë një vajzë dhe një djalë, të cilët janë gjetur të vdekur në automjet.

Dyshohet se djali fillimisht ka qëlluar vajzën dhe më pas veten.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

 

Fraksion.com