“Reformën në drejtësi e bëra unë dhe PS.!”, Rama: Amerika do ta kishte marrë me vete SPAK tani që është tërhequr nga kjo punë. por…
Kryeministri Edi Rama përsëriti se ai dhe PS-ja janë garantuesit për mbijetesën e Reformës në Drejtësi në Shqipëri dhe institucioneve të saj.
Kreu i qeverisë gjatë komunikimit “Sy më Sy” me ndjekësit në rrjetet sociale, tha se SHBA u tërhoq nga mbështetja e institucioneve si SPAK-u, në momentin e ndërprerjes së fondeve financiare për disa programe.
Pjesa e parë e realizuar pavarësisht kostove dhe gjërave që nuk shkojnë, SPAK është një strukturë e re me shumë probleme, është se ka krijuar vetëbesimin e pavarësisë. Askush nuk mund të thotë sot se unë kapa dhe kontrolloj SPAK-un. Sfida është që pavarësia të jetë garanci edhe për profesionalizëm dhe standarde demokratike. Nuk duam dhe tolerojmë një sistem drejtësie të pavarur por të njëanshëm dhe jo profesional”, u shpreh Rama.
Fraksion.com