Rama: Universitetet t’i japin fokus Inteligjencës Artificiale! Secili të ketë laboratorin e vet modest
Kryeministri Edi Rama duke folur për dokumentin e politikave të arsimit të lartë 2030 tha se universitetet duhet të integrojnë tashmë edhe Inteligjencën Artificiale. Rama u shpreh se çdo universitet duhet të ketë laboratorin e vet.
‘Dua ta mbyll duke thënë se një fokus i veçantë i duhet dhënë inteligjencës artificiale. Është një domosdoshmëri por edhe një oportunitet. Nuk ka rëndësi se ku je, mjafton që të përputhen kushtet minimale që ti krijon, të dhënat që ke në dispozicion dhe një talent që të ndodhi diçka e jashtëzakonshme. Po përtej botës, çdo universitet duhet ta krijojë atë laboratorin e vet modest. Dhe çdo pedagog të ketë mundësi të trokasë në derën e laboratorit ku janë 5 të rinj të përkushtuar.
Ne do bëjmë çmos që ta mbështesim me fondet tona. Çdo universiteti që ka një plan. Nuk ka nevojë për financime të jashtëzakonshme por të vërë në lëvizje të dhëna. Pastaj zhvillimet e mëtejshme do tregojë çfarë do sjelli. Kam shumë besim se me këtë dokument do duhet të riformatojë përfaqësinë e konferencës së pedagogëve.’
Fraksion.com