Life StyleTë fundit

“Më sulmon për të fshehur pëlqimin për Jozin”/ Gerta bën deklaratën e fortë për Valbonën, banorja: E mbushe kupën

Gerta dhe Valbona janë përfshirë në një debat të ashpër, duke degraduar edhe në akuza për pamoralshmëri apo dhe për situata nga jashtë.

Gerta u shpreh se Valbona po e sulmon në mënyrë që ajo të heshtë për konstatimin që ka bërë, se Valbona pëlqen Jozin. Nga ana tjetër, Valbona u shpreh se Gerta e ka sulmuar në moral që në ditët e para.

Gerta: Në këtë shtëpi i presim të gjitha. E kisha marrë parasysh që Valbona do eskalonte deri në këtë pikë. Ka luajtur shumë rëndë me fytyrën e saj dhe nuk e ka problem të na bëjë si vetja. Në këtë shtëpi ke luajtur me kartën e joshjes dhe mendon se dhe ne jemi si ty. Është varianti i fundit që i ka mbetur të luajë, sepse Jozi iku, G Bani iku, Laerti nuk i kthen më gjë. Erdhi me mua dhe unë nuk i dhashë mbështetje. Nxorri këtë shpifjen që të qëndrojë më shumë në shtëpi. E kemi diskutuar lojën e saj ,që ka nisur me pëlqimin  ndaj Jozit në ditët e para dhe e kuptoj që këtë sulm e ka pasur për të fshehur pëlqimin që ka për Jozin. Ma ka treguar këtë që në ditët e para.

Valbona: Nuk të vjen turp që shpif ende? Më nxirrni videon…

Gerta: Valbona ka hedhur sytë tek të gjithë djemtë për të gjetur se me kë mudn të krijonte lidhje që të qëndrojë në shtëpi. Jozi e refuzoi dhe më pas bëri lojën me Laertin dhe G Banin. Është ankuar se Laerti është tallur me të kur ajo ishte e vetëdijshme. Kërkon të viktimizohet. Më ka sulmuar që të heshtja përballë pëlqimit që ajo ka treguar për Jozin.

Valbona: Kam përballë një zonjë, e cila që nga dita e parë deri më sot, e vetmja gjë që ka bërë është loja e shpifur. Ka sulmuar vajzat në moral. Por e ka mbushur kupën. Nuk ma ndalon askush dot të folurën. Mua më ka kryqëzuar, deri më sot më ka thënë: ‘E di si quhen vajzat që flenë një ditë me një djalë, e një ditë me një tjetër’. E ke personale me mua. Si i fitoj unë lekët e bukës së gojës jashtë Gerta Gixhari? Moj e ulët, nuk ma tregon dot moralin.

Fraksion.com