Vengu prezanton Blerina Abrazhdën, zëvendësministre e Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka prezantuar Blerina Abrazhdën si zëvendësministre të Mbrojtjes.
Vengu ndau në rrjetet sociale disa foto nga prezantimi i zëvendësministres.
“Blerina Abrazhda i bashkohet ekipit të Ministrisë së Mbrojtjes si zëvendësministre, duke sjellë me vete eksperiencën dhe përkushtimin në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare”, shkruan Vengu.
Abrazhda u emërua në këtë detyrë më 12 shkurt me vendim të Këshillit të Ministrave.
Fraksion.com