Sula me fustan në foltore: Ajola kishte turp të vishej lirë! Ja ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka shkaktuar debat në Parlament duke nxjerrë një fustan në mes të seancës plenare, si simbol të shpërdorimit të fondeve publike nga zyrtarët e lartë dhe familjarët e tyre.
Sula sulmoi bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxën, duke pretenduar se ajo ka bërë shpenzime të luksit me para publike.
Deputeti demokrat i bëri thirrje SPAK-ut të mos fokusohet vetëm tek shpenzimet personale të Ajola Xoxës, por të hetojë edhe kontratat e dyshimta të bashkisë së Tiranës, përfshirë çështjen e shumëpërfolur 5D.
Fraksion.com