Si ta kuptosh që pritshmëritë e tua në një lidhje janë shumë të larta
Shumë shpesh ndodh që pritshmëritë e njërit nga partnerët nuk përputhen me ato të tjetrit. Ka pritshmëri që vlerësohen si të arsyeshme kur dëshironi të shihni partnerin tuaj më shumë se një herë në javë, ose të flisni me të në telefon më shpesh se zakonisht. Nëse keni qenë bashkë për disa kohë dhe dëshironi t’i çoni gjërat drejt një hapi tjetër, për shembull të bashkëjetoni pas një kohe të gjatë lidhjeje me njëri- tjetrin.
“Shumë njerëz ngatërrojnë pritshmëritë me standardet. Pritshmëritë projektojnë versionin tënd ideal tek dikush tjetër. Standardet janë një sërë besimesh, sistem vlerash dhe trajtimesh që ti pret t’i shohësh në një individ që ti zgjedh për të dalë”, thotë Chris Seiter, një këshillues marrëdhëniesh.
Një këshillë e thjeshtë që ju ndihmon
Fraksuon.com