“Po u dhatë votën, do shkrijnë SPAK-un”, Rama i përgjigjet komentuesit: Nuk kanë ç’i bëjnë, nuk do të marrin votat më 11 maj!
Kryeministri Edi Rama ka qenë me komentuesit “Sy m’sy”, teksa iu është përgjigjur dhe këtyre të fundit.
“Populli kur erdhe ti kishte besim, po dolët të gjithë hajdutë. Thua nuk kam gjithsesi kush vjedh,,, është njësoj si ai trajneri që skuadra vetëm humb dhe të thotë nuk mbaj përgjegjësi,,,dhe mos te kesh vjedhur ti prap s’ka me moral, jep dorëheqjen”, shkruan një nga qytetarët.
“Në 3 mandate kam pasur ja 60 ministra, dy ministra nga mandati i parë janë dënuar një tjetër është në paraburgim, mund të ndiqej fare mirë në gjendje të lirë dhe një tjetër, ish zv ministri ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë. Këto janë pasqyrë e vullnetit politik për të mos penguar drejtësinë, vullnet pa të cilin kjo nuk ndodhte kurrë.
Me ligj, hajdut është dikush që dënohet me prova, jo që dënohet e linçohet me gurë në pazar. Kjo vjen edhe për kryetarët e bashkive, disa të dënuar, e vërtetë, por të thuash të dolën të gjithë të dënuar është t’i bashkohesh korit të blegërimave.
Përgjegjësia e shkeljes së ligjit nuk është dot kolektive, ndërsa moralisht familja organizata partia dhe qeveria mbajnë përgjegjësi se si reagojmë ndaj rastit kur dikush shkel ligjin”, tha ai.
Ndërsa në lidhje me deklaratën e thënë nga kreu i PD Sali Berisha për protestuesit para SPAK, tha se shkrirja e Prokurorisë së Posaçme nuk do të ndodhë pasi më 11 maj PD dhe Berisha nuk do të marrin votat që t1% vijnë në pushtet.
“Ata që duan ta kthejnë përmbys reformën janë përballë nesh me premtimin që do shkrijnë SPAK-un, nuk kanë për të marrë votën dhe SPAK-ut nuk kanë cc’i bëjnë fare”, tha ai.
Fraksion.com