Kancelarja gjermane thotë se mbështetja për Ukrainën duhet të vazhdojë
Takimi mes liderëve evropianë në Paris ka përfunduar dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, tha se mbështetja për Ukrainën duhet të vazhdojë. Ai shtoi se Ukrainës nuk mund t’i imponohet asnjë diktat, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Ai tha se nëse shtetet evropiane shpenzojnë më shumë se 2% të PBB-së për mbrojtjen, Gjermania konsideron se kjo nuk duhet të jetë pjesë e kufijve të buxhetit të BE-së.
Scholz vazhdoi me tej se Gjermania do të vazhdojë të investojë në shpenzimet ushtarake dhe se duhet të jetë më fleksibël me rregullat e saj buxhetore.
Fraksion.com