“Fustanet dhe bizhutë 800 mijë euro”, reagon Berisha pas deklaratës së Ajola Xoxës: Faturat doganore faktojnë shifrën e publikuar nga prokuroria
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së parë publike të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas nisjes së hetimeve ndaj tyre dhe caktimit të masave të sigurisë.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se hetimet kanë zbuluar një seri kompanish që përfitonin fonde shtetërore, ndërsa theksoi se në kasafortë janë gjetur shuma të mëdha parash.
Ai shtoi se një nga çështjet më të rënda në këtë dosje është financimi i Xoxës dhe familjarëve të saj me para publike.
Fraksion.com