AktualitetBota+Të fundit

Është “shumë pozitive” që SHBA dhe Rusia po mbajnë bisedime në Arabinë Saudite, thotë Kremlini

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se është “shumë pozitive” që zyrtarët amerikanë dhe rusë do të mbajnë bisedime në Riad të Arabisë Saudite, për të diskutuar përmirësimin e marrëdhënieve Moskë-Uashington dhe përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Është mirë dhe shumë pozitive që po mblidhemi për të folur. Por është paksa e parakohshme për të bërë ndonjë prognozë. Le të presim deri të martën dhe të shohim se si do të jetë nisja e dialogut”, tha Peskov.
Diskutimet do të fillojnë të martën në kryeqytetin saudit. Delegacioni i SHBA do të përfshijë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, këshilltarin e sigurisë kombëtare Mike Walz dhe të dërguarin e posaçëm për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, konfirmoi më herët Departamenti i Shtetit.

Sipas Kremlinit, delegacioni rus do të përfshijë ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov dhe ndihmësin presidencial Yury Ushakov. Kirill Dmitriev, kreu i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë, gjithashtu do t’i bashkohet bisedimeve, tha një burim me njohuri për situatën për CNN.

 

Fraksion.com