Uncategorized

“Dolën nga furgoni pas përplasjes por…”, detaje nga aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës: Viktima dhe tre të plagosurit po shkonin në punë

Detaje të reja mësohen në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se viktima dhe 3 të aksidentuarit ndodheshin në një furgon dhe po shkonin në punë, por furgoni që po udhëtonin është përplasur me trafikndarësen e autostradës. Më pas pasi furgoni është përplasur 4 persona që ndodheshin brenda tij kanë dalë të shohin dëmtimet, në ato momente një automjet ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur.

28-vjeçari Gëzim Muçaj ka ndërruar jetë teksa po transportohej në spital ndërsa 3 të aksidentuarit e tjerë, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë.

 

Fraksion.com