AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha propozoi Avokatin e Popullit! Peleshi: Duhet një emër me konsensus! Votimi hiqet nga rendi i ditës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi që parlamenti të votojë Besim Ndregjonin si Avokat të Popullit.

Berisha u shpreh se zgjedhja e tij si Avokat i Popullit do të ishte një akt ndjese ndaj shtresës së të përndjekurve politikë, por Niko Peleshi u shpreh se ka munguar procesi i konsultimit dhe palët ranë dakord të shtyhet votimi.

Pjesë nga diskutimi në Kuvend: 

Niko Peleshi: Të gjithë e dimë traditën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit i takon Kuvendit të zgjedhë, por propozimet i takojnë opozitës dhe diskutohet për të arritur një emër konsesual. Duhet thënë që edhe në respekt të emrave. Duhet ti japim seriozitet procesit, mos ta lemë në seancë, thuhet një emër. Nuk kemi një vendim politik, përsa kohë ka munguar ky proces, nëse s’do kemi një rezultat për një emër të caktuar, ftoj opozitën të ndërtojmë procesin siç është traditë për të arritur me konsensus me një emër. S’jemi kundër asnjë emri, të ndërtojmë procesin dhe flasim për propozimet tuaja.

Sali Berisha: Në rast se është problemi për konsultim më të thelluar, mos e hidhni në votë, të bëjmë konsultimin dhe të vijmë ta votojmë. Kemi besim të plotë se ai kandidat nderon atë post.

Peleshi: Jemi dakord për ta hequr nga rendi i ditës dhe të ndërtojmë procesin sic është tradita.

 

Fraksion.com