AktualitetTë fundit

Parashikimi i motit, 16 Shkurt 2025

Sipas MeteoAlb, një masë e ftohtë verilindore pritet të depërtojë gradualisht në vendin tonë duke sjellë rënie të temperaturave.

Përsa i përket motit zonat malore do të dominohen nga vranësira të dendura dhe ngrica në akset rrugore ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë pjesa tjetër e territorit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi verior –  verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Fraksion.com