Gjesti për ish-të dashurën: Ç’kam përjetuar me të, s’do e përjetoj më kurrë!
Gjesti ka folur këtë prime për herë të parë për ish-të dashurën e tij, së cilës i kushtoi dhe letrën në ditën e të dashuruarve.
Ai tha se me të ka përjetuar emocione dhe kujtime të forta që thotë se kurrë më nuk do t’i përjetojë.
Gjesti: Jo… thjeshtë çfarë kam përjetuar me atë vajzë nuk besoj se kam për të përjetuar me ndonjë tjetër. I kemi ndarë rrugët. Çfarë kam përjetuar me të është diçka shumë e madhe dhe nuk kam harruar kurrë, unë ndihem në borxh me të dhe nëse do të mund t’ia kthej ndonjëherë do e bëj. Kam rreth 7-8 muaj që jam ndarë. E kam pasur në mendje shumë në fillim. Tani më pak.
Nuk munda ta lexoj se isha shumë keq emocionalisht. Nuk ngurova prej letrës së Eglit, veç isha në kujtime dhe gjerat që kam përjetuar me të, ka qenë një lidhje e gjatë me të.
Fraksion.com