Gazment Bardhi kallëzon në SPAK, Belinda Ballukun dhe Majlinda Bufin: Miratuan lejen për ndërtimin e TEC-it të Roskovecit në shkelje me ligjin
Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi në një postim në rrjetet sociale, njofton se ka depozituar në SPAK një kallëzim ndaj kryetares së Bashkisë së Fierit, Majlinda Bufi, dhe zv/kryeministres, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Bardhi shkruan se të dyja këto lejuan ndërtimin e TEC-it të Roskivecit në shkelje të ligjit.
REAGIMI I GAZMENT BARDHIT:
Bëmat e shkeljes së ligjit nga Majlinda Bufi nuk kanë të sosur! Çdo ditë dalin prova sesi Majlinda Bufi dhe Belinda Balluku nuk kanë prioritet interesin e qytetarëve, por kanë prioritet vetëm interesin e tyre personal. Të gjitha provat e shkeljes flagrante të ligjit në këtë rast të zbuluara nga investigimi i emisionit “Piranjat” do të depozitohen të hënën më SPAK.
Në një zonë bujqësore që me ligj nuk lejohet ndërtimi, nuk mund të ndërtohet vetëm sepse interesi personal korruptiv i Belindës dhe Majlindës e kërkon! Ligji mbi çdo interes personal duhet të jetë modeli i sjelljes së çdo zyrtari publik. E kundërta është guxim prej krimineli dhe që nuk mund të kalojë pa pasoja!
Fraksion.com