AktualitetBota+Të fundit

Austri: Një person vret me thikë një 14-vjeçar dhe plagos katër të rinj në rrugë! Dëshmitari përplas me makinë autorin

Një 23-vjeçar goditi me thikë pesë kalimtarë në Villach, në jug të Austrisë, duke vrarë një 14-vjeçar. Sipas mediave vendase krimi ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë sheshit kryesor.

Sakaq, është arrestuar autori i sulmit, shtetas sirian me leje qëndrimi.

Sipas zëdhënësit të policisë Rainer Dionisio, cituar nga “Kurier”, 23-vjeçari ka goditur me thikë kalimtarët pak para orës 16:00, të moshës 14 deri në 23 vjeç.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të përjashtuar mundësinë që autori të ketë pasur bashkëpunëtor.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com