Marta Kos takim me liderët e Ballkanit: Rajoni është i rëndësishëm për BE-në
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, ka mbledhur në një takim informal liderët e Ballkanit Perëndimor, duke shfrytëzuar Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.
Komisionerja Kos ka shpërndarë në rrjetet sociale fotot e këtij takimi, mes të cilëve është edhe Kryeministri Edi Rama.
“Shkëmbim i rëndësishëm pikëpamjesh me ambasadorin Ischinger dhe liderët e Ballkanit Perëndimor dhe se çfarë mund të kontribuojnë ata për të ardhmen tonë të përbashkët europiane. Të gjithë duhet të jemi më të zëshëm përse Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në”, ka shkruar Marta Kos në një postim në rrjetin social X.
Liderët e botës janë mbledhur në Mynih ku mbahet Konferenca e Sigurisë.
I pranishëm është edhe zv/Presidenti amerikan JD. Vance, fjalimi i të cilit shkaktoi tronditje në komunitetin politik europian, për shkak se kritikoi liderët e vendeve të BE-së për censurën e fjalës së lirë.
Fraksion.com