“Vjedhje dhe shpërdorim detyre në sektorin energjetik”, avokati i Gazment Bardhit akuzon Belinda Ballukun: Fshihet dhe keqpërdor vartësit e saj të OSHEE dhe KESH
GJKKO rrëzoi sot kërkesën e SPAK për të shpallur fajtor Gazment Bardhin me akuzën e shpifjes, për deklaratat e tij në adresë të ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj se u zgjodh në detyrë nga bandat, duke pushuar çështjen.
Marash Logu, avokati i Bardhit tha pas seancës në GJKKO se: “Gjykata iu referua ligjit e provave e vendosi të deklarojë të pafajshëm Gazment Bardhi duke provuar që Gazment Bardhi nuk shpif e as nuk fyen por i referohet vetëm fakteve e dokumenteve zyrtare”.
Marash Logu: SPAK me shkresë zyrtare konfirmoi që të gjitha deklaratat e Gazment Bardhit kanë qenë të sakta, të vërteta dhe Bardhi iu ishte referuar vetëm materialeve dhe dokumenteve zyrtare që përmban procedimi penal nr 9 i vitit 2023
SPAK konfirmoi se ato biseda ekzistojnë dhe nga ana e Prokurorisë janë duke u kryer hetime të thelluara për të konkluduar me akuzë zyrtare. Ndjejmë keqardhje që Prokurori i çështjes doli kundër qëndrimit zyrtar të Altin Dumanit. Dumani me shkresë thoshte këto biseda ekzistojnë, janë pjesë e procedimit penal, prokurori kërkoi të shpallej fajtor, Por gjykata iu referua ligjit e provave e vendosi të deklarojë të pafajshëm Gazment Bardhi duke provuar që Gazment Bardhi nuk shpif e as nuk fyen por i referohet vetëm fakteve e dokumenteve zyrtare.
Një apel kam për Ramën me porosi nga Bardhi, ashtu siç e kam bërë për Ballukun. Belinda Balluku fshihet dhe keqpërdor vartësit e saj të OSHEE dhe KESH për të mos u përballur me akuzuat e vjedhjes dhe shpërdorimit të saj në sektorin energjisë elektrike.
Thirrja për Ramën është kjo, mos u fshi, mos keqpërdor vartësit e tu, mos përdor funksionarët e tu si Edmond Sula por hajde vetë në SPAK dhe përballu me faktet e pakundërshtueshme të lidhjeve të policisë së shtetit dh politikës me krimin e organizuar. Të vijë të jap llogari në SPAK.
Padia që ka depozituar KESH është njësoj si e OSHEE, është identike, merreni e lexojeni, thonë të njëjtën gjë. Edhe pse gjykata u shpreh për atë çështje, vazhdojnë të insistojnë. Presin të kenë të njëjtin fat, por të gjitha paditë ndaj Gazment Bardhit do të kenë të njëjtin fat.
Fraksion.com