Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare diplomati i njohur shqiptar Shaban Murati
Sot në orët e para të mëngjesit të 14 shkurtit u nda nga jeta diplomati shqiptar Shaban Murati, në moshën 79-vjeçare. Shaban Murati lindi më 2 shtator 1945.
Ai ishte një figurë e spikatur në diplomacinë dhe publicistikën shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e politikës së jashtme të vendit.