WSJ: Inteligjenca amerikane raportoi se Izraeli planifikoi të sulmojë objektet bërth
Sipas lajmit të “Wall Street Journal” (WSJ), inteligjenca amerikane ka raportuar se Izraeli ka planifikuar sulme kundër objekteve bërthamore të Iranit, transmeton Anadolu.
Në lajmin e WSJ që e bazon në njerëz që kanë informacione të inteligjencës, thuhet se inteligjenca amerikane përgatiti një raport që përfshin informacionin se Izraeli ndodhet në përgatitje të sulmit ndaj Iranit.
Në raport theksohet se rreziku i një sulmi izraelit ndaj Iranit u rrit në fund të mandatit të ish-presidentit amerikan Joe Biden.
Thuhet se infrastruktura ushtarake e Iranit është “dobësuar” kohët e fundit dhe paralajmërohet se aktivitetet ushtarake në Lindjen e Mesme mund të rriten.
Në një raport të dytë të përgatitur nga inteligjenca amerikane vihet në dukje se Izraeli po përgatitej të sulmonte objektet bërthamore të Iranit në ditët e para të mandatit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Gjithashtu në raport thuhet se në kuadër të kësaj Izraeli planifikonte të kryente “sulme të rëndësishme” ndaj objekteve bërthamore të Iranit për ta dobësuar atë.
Personat që kanë njohur rreth raportit të inteligjencës thanë se Trump kishte më shumë gjasa që të mbështeste sulmet sesa Biden, kështu që Izraeli mund të bënte presion ndaj administratës së Trumpit për mbështetje.
Po ashtu u theksua se Izraelit do t’i duhej mbështetje ushtarake dhe municione amerikane në sulme.
Fraksion.com