AktualitetTë fundit

Ushtarakët shqiptarë dhe amerikanë, bashkëpunim për mirëmbajtjen e helikopterëve Blackhawk UH60M

Ushtarët amerikanë të aviacionit të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO bashkëpunuan me ushtarët shqiptarë të aviacionit për të kryer mirëmbajtjen e helikopterëve Blackhawk UH60M.

Forca e NATO-s në Kosovë, KFOR bëri të ditur se ushtarakët nga të dy vendet punuan së bashku duke zëvendësuar boshtet kryesore të rotorit të helikopterëve.

Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës. KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet përkatëse të tyre si përgjegjës të sigurisë.

 

Fraksion.com