Tensione në parlament, Gogu: Keni hallin e primareve, ndaj prishni seancën. Ja si i përgjigjet Bardhi
Deputeti socialist, Toni Gogu, reagoi ndaj akuzave të hedhura nga deputeti demokrat Gazment Bardhi gjatë një seance parlamentare, duke e akuzuar opozitën për përdorimin e sallës së Parlamentit për shantazhe dhe fyerje.
Gogu theksoi se veprimet e tilla kishin për qëllim të dëmtonin seancën e sotme, duke i lidhur ato me garën për primaret dhe listat e kandidatëve për deputetë.
Megjithatë, reagimi i Bardhit nuk mungoi as pas fjalës së Gogut, duke vazhduar të krijonte tension dhe ilaritet verbal nga vendi, duke shtuar edhe më tej atmosferën e ndezur të debatit.
Fraksion.com