Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca plenare, Spiropali-Berishës: Mos guxo të keqpërdorësh më foltoren!
Pas tensioneve mes Toni Gogut dhe Gazment Bardhin, fjalën e mori kryetari i PD Sali Berisha i cili tha: Kërkoj rikthimin urgjent në Kuvend të padrinos i cili po shkon në Durrës për t’i dërguar Pojen e Troplinin në qeli Veliajt.
Kryetarja e Kuvendit reagon duke i fikur mikrofonin dhe duke u shprehur: mos guxo të keqpërdorësh më foltoren
Në foltore ka shkuar menjëherë Flamur Noka dhe Bardhi, të cilët kanë kërkuar lijimin e kryedemorkatit që të flasë.
Pas situatës së tensionuar, Spiropali ka kërkuar 5 minuta pushim.
Fraksion.com