AktualitetPolitikëSport

Shkullaku: Arrestimi i Erion Veliajt, akt i guximshëm i SPAK

Gazetari Armand Shkullaku ka deklaruar në studion e “Opinion” në Tv Klan se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj është një akt i guximshëm sepse sipas tij ndodh për herë të parë që SPAK ka goditur një person me pushtet real dhe në detyrë.

Armand Shkullaku: Çështja është kështu Fevzi, se këtu ka dy elemetë, raporti i SPAK me mazhoracën dhe raporti i Ramës me SPAK. Unë kam qenë partizan dhe po të isha cinik ose ironik do të thosha që më në fund erdhi dhe radha te Rama, ke qëndrimi im. Kam dy vjet, tre vjet që them se SPAK është instrument që përdoret politikisht që i bie atyre që ka interesa, që e përdor pushteti… Këto që bëjnë filtrime i ka në dorë mazhoranca, mekanizmat i ka në dorë mazhoranca, emëron mazhoranca, etj, etj. I vetmi moment që kemi pasur dyshim të gjithë ka qenë beteja e Dumanit me… që vajti Yuri Kim. E cila me që ra fjala e kanë shkarkuar dhe thonë që është nën hetim.

Armand Shkullaku: Po kështu ka dal një lajm tani. Pra po të ishte ironi do të thosha që Rama erdhi ke qëndrimi im që SPAK-u… ça është SPAK-u, një strukturë që e përdorin politikisht herë Rama herë opozita thotë ky. Sepse sipas Ramës meqënëse gjyqtari kanë qenë në një minsitri ku ka qenë Gaz Bardhi dhe prokurori e ka emrin Olsi si vëllai vet, këto do të përdoren nga opozita.

Për të qenë i sinqertë e kam një dilemë sepse akti te Erion Veliaj është me vërtet një akt shumë i guximshëm, qoftë i prokurorit…

Blendi Fevizu: Pse është i guximshëm?

 

 

Fraksion.com