AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: BE 24% të paraburgosur, në Shqipëri 61% njerëz të burgosur pa gjyq

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rubrikë “Sy m’sy” në platformat sociale tha se në Shqipëri numri i të paraburgosurve është shumë i lartë krahasuar me numrin që kanë shtetet anëtarë të Bashkimit Europian.

Duke iu referuar shifrave, kreu i qeverisë theksoi se në BE numri i të paraburgosurve është 24% dhe në Shqipëri është 61%.

“Po ju jap një shifër, Bashkimi Europian ka 24% të paraburgosur. Dhe nuk janë kryetar bashkie që merren nga zyra, paraburgosen se kemi ca prova, por do të rrish një herë t’i brenda sa t’i provojmë. Ti vazhdo kërko provat, por tjetrin lëre të bëjë detyrën se e ka detyrë të dhënë nga populli. E dini sa e kemi ne paraburgimin, e dini sa ka në Shqipëri sot njerëz pa gjyq që janë burg, 61%, është tmerr dhe këtu sigurisht që nuk është SPAK aktori kryesor, por ama SPAK duhet të ketë parasysh se është lideri në frymë, edhe shumë mirë që është dhe pastaj ndodh siç ndodhi me punonjësit e policisë së burgut të Peqinit”, tha Rama.

“Gjithë turni u mor dhe u arrestua u paraburgos se ndodhi një vrasje atje. Hëngrën kokat dy të burgosur të përjetshëm dhe u mor i gjithë turni. Çfarë janë këta, janë prindër, janë punonjës të shtetit, janë njerëz që nuk marrin rroga nga 10 mijë euro. Çfarë janë ata që i merr, i fut në burg. Neutralizon një turmë komplet, ku do t’i gjejë shteti punonjësit e tjerë që të rrinë të zëvendësojnë, këta ku do t’i gjejë shteti”, tha Rama.

Rama shtoi se “çdo person që futet atje i kushton taksapaguesve. E dini sa është shuma që paguan buxheti për të mbajtur gjithë këta të paraburgosur, më mirë mos t’ua them”.

 

 

Fraksion.com