Noka godet me shishe uji Ballën, ndërhyn Garda! Spiropali përjashton deputetin nga seanca
Tensione të ashpra ka pasur në zhvillimet parlamentare mes Flamur Nokës dhe Taulant Ballës.
Ndërsa, Balla po fliste, Noka është drejtuar drejt tij dhe ka tentuar ta qëllojë me shishe uji. Menjëherë ka ndërhyrë Garda e Republikës, e cila nuk ka lejuar Nokën që të vijonte më tej.