“Kush je ti që u thua demokratëve budallenj?”, plas mes Bardhit dhe Manjës, ministri: Ulsi Manja nuk bën pjesë tek ata njerëz që fyejn në Parlament
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përplasur me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja këtë të enjte në Kuvend.
Bardhi: Ministri i 184 i tha gjysmës popullit demokrat që mbështesin Sali Berishën dhe PD budallenj, në ka një budalla mbi këtë tokë, je ti, dhe mos guxo ti thuash me dekmokratëve budallej. Ti që je atje si kukull kur ne përdorim një fjalë që fyejmë njëri-tjetrin ndërhyn ti. Zotëria atje, një kriminel elektoral fyu gjysmën e popullit, i tha demokratëve budallenj një budalla i certefikuar që s’di as lexim as këndim.
Ju keni vendosur të vini në sence sikur s’ka ndodhur asnjë gjë. Të vish këtu si doli një ish kryetar i këshillit të kryebashkiakut të Erion Veliaj, një dhe të bësh avokatin e një njeriu të korruptuar që sot është në burg pa pa Prova siç thoni ju, po me prova si në asnjë dosje tjetër që ka sjellë SPAK, në asnjë dosje tjetër nuk ka patur siç ka në rastin e kryetarit kriminel të Bashkisë Tiranë, Prandaj ky kuvend duhet ti kërkonte kryeministrit të zbatonte ligjin për qeverisjen vendore dhe të shkarkonte nga detyra kryekriminelin që mban peng zyrën e qytetarëve të Bashkisë së Tiranës. Zyra është e qytetarëve, është për të bërë punë në shërbim të qytetarëve dhe nuk është për të bërë punë për ty apo familjen tënde.
Manja: Zoti Bardhi e dalë nga konteksti mos i merrni shqiptarët për budallenj në këtë sallë është përdor dhjetëra me radhë por nëse është kuptuar që demokratët të marrin përmbrapa janë budallenj, Ulsi Manja nuk bën pjesë tek ata njerëz që ka fyer në Parlament njeri, padiskutim nëse është kuptuar kështu jashtë kësaj salle kërkoj falje, kam 12 vite në këtë sallë dhe nuk di një herë të kem fyer dhe ofenduar një koleg e jo më t’i kem hyrë në rangun e shtëpisë apo familjes, sa për fjalën kriminel elektorale zoti Bardhi nuk jemi për ti treguari, dosja 184 ka qenë në duart e drejtësisë dhe është, e ka dhënë verdiktin, por një gjë është e vërtetë në xhaketën time dhe ndërgjegjen time sa të jem në botën e të gjallëve nuk do të rrëmbej jetë njerëz dhe as gjak shqiptarësh.
Bardhi: Kush je ti që u thua demokratëve budallenj?
Fraksion.com