Kryeministri Rama sërish vizitë në bashkinë e Tiranës
Kryeministri Edi Rama ka qenë mëngjesin e sotëm në Bashkinë e Tiranës. Kreu i qeverisë është takuar me 5 nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës në një takim të shkurtër rreth 10 minuta.
Kjo është vizita e tretë e Ramës në Bashkinë e Tiranës që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Rama nuk e ka shkarkuar Veliajn, ndërkohë që detyrat i janë deleguar nënkryetares Anuela Ristani.
Pas arrestimit të Veliajt, Rama tha se do angazhohet me punët e Bashkisë.
Fraksion.com