“Kod mafioz i tmerrshëm”, Berisha: Veliajn e dërguan në qelinë e Durrësit, aty do t’i mbyllë gojën… (VIDEO)
Para se t’i drejtohej Kuvendit, kreu i PD-së Sali Berisha komentoi për gazetarët transferimin e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit. Berisha tha se Veliajt atje i dërgojnë Xhevdet Troplinin i njohur si “Poja”, për t’i mbyllur gojën. Sipas Berishës, skema e ndjekur me Veliajn është e njëjta e ndjekur dhe me ish-ministrin Lefter Koka.
“Tronditës është fakti se e ka dërguar në qeli në Durrës dhe do i dërgojë Pojën që t’ia mbyllë gojën. Pra, funksionon me një kod mafioz të tmerrshëm. Por unë i them Troplinit që nëse i bën kërcënimin më të vogël do kesh ndëshkimet ligjore më të tmerrshme. Këtë e ka bërë edhe me Lefterin, e ka formulë ai. E çoi Lefterin në Durrës, e la aty dhe i tha fol po deshe. Të njëjtën gje po i bën edhe Erionit.
Tani kam këtu të dhëna të tjera të tmerrshme, sepse duket se Velica ka bërë garë me Lajla Asadin. Ju e morët vesh që 1 milion euro e kishte garderobën, fustanet e shoqja e Asadit, Lajla. Ia numëruan kur shkoi në Moskë. Kurse 867 mijë euro del kjo e Erion Veliajt. Megjithatë mund t’ju them se qindra e qindra artikuj janë përjashtuar nga Skrapi, se ankohen…Do shihni ju sa janë përjashtuar që nuk janë regjistruar aty fare”, u shpreh Berisha jashtë Kuvendit.