AktualitetPolitikëTë fundit

“Ka sulm frontal kundër SPAK”, Soko: Ramës i duhet pushteti më 2025 për të shkrirë Strukturën e Posaçme

Pano Soko nga Nisma Thurje, në fjalën e tij në tubimin qytetar pro SPAK, deklaroi se i vjen keq për faktin që ka një sulm frontal kundër Prokurorisë së Posaçme.

Soko theksoi se Edi Ramës i duhet pushteti më 2025 që të shkrijë SPAK-un. Ai tha se Rama nuk ka hallin e njerëzve, por si të shpëtojë nga drejtësia.

Pano Soko: Ka sulm frontal ndaj SPAK. Ramës i duhet pushteti më 2025 për të shkrirë SPAK-un. Drejtësia mund të ketë probleme. SPAK përgjigjet për 5000 veta. Prokuroria përgjigjet për gjithë qytetarët e tjerë.

 

Askush nuk kujtohet për atë institucionin tjetër. Kryeministri nuk u mendua për qytetarin që kush ia dërgon atij fëmijët në shkollë.

 

Fraksion.com