Life StyleTë fundit

Ish-miku: Gjesti është ende i lidhur me Diellzën

Një ish-shok i Gjestit ka bërë deklarata tronditëse në një intervistë për Prive, duke e akuzuar rëndë banorin e Big Brother VIP Albania. Në promon e publikuar nga emisioni, dëgjohen disa nga fjalët e tij, ku ai e cilëson Gjestin si një person “pa karakter” dhe “sadist”.

“Pa karakter, është sadist. Gjesti po gënjen, se akoma është me Diellzën,” shprehet ai në deklaratën e tij.

Detaje të mëtejshme pritet të zbulohen në vazhdim, por këto akuza të forta mund të ndikojnë në rrugëtimin e Gjestit brenda reality show-t. Nëse ai do të reagojë apo jo ndaj këtyre pretendimeve, mbetet për t’u parë.
Fraksion.com