E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta: Unë 22 vjeçe punoja mbaja edhe Oltën
Spektakli i Big Brother VIP Albania 4 ka qenë këtë javë dëshmitar i një debati të fortë mes gazetares Gerta Gixhari dhe këngëtares Rozana Radi. Përplasja ka shpërthyer gjatë një diskutimi të tensionuar, ku Rozana akuzoi Gertën për mungesë profesionalizmi dhe pretendoi se ajo ka marrë vendin e punës dikujt tjetër.
Gerta nuk ka hezituar të reagojë dhe ka theksuar përvojën e saj të pasur në fushën e gazetarisë, duke treguar për sakrificat dhe punën e palodhur që ka bërë ndër vite. Ajo i kujtoi Rozanës se në moshën 22 vjeçare kishte punuar shumë për të ndihmuar dhe mbajtur familjen, duke e krahasuar situatën e saj me atë të Rozanës.
“Ti 22 vjeçe ke qenë e rritur. Unë 22 vjeçe rrija këtu, pagoja shtëpi me qira, punoja dhe mbaja edhe Oltën. Punoja në televizion, gjithë ditën e ditës, punoja non stop”, ka theksuar Gerta me tone të ashpra, duke bërë të qartë se ka ndërmarrë një rrugë të mundimshme për të arritur atje ku është tani.
Ajo ka nënvizuar se ka ndërtuar vetë karrierën e saj dhe se nuk ka përfituar nga askush.
Fraksion.com